Në QKUK nuk ka repart adekuat për pacientët në koma

Në QKUK nuk ka repart adekuat për pacientët në koma

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Repartin e anesteziologjisë dhe reanimacionit, për mjekim post-intensiv, gjenden tetë pacientë në koma vigjilje. Kosova nuk ka qendra rehabilituese të specializuara për pacientët në koma. Mjekët thonë se këta tetë pacientë, janë vendosur në këtë Klinikë, në mungesë të vendit adekuat për ta. Nehat Baftiu, anesteziolog i […]

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Repartin e anesteziologjisë dhe reanimacionit, për mjekim post-intensiv, gjenden tetë pacientë në koma vigjilje.

Kosova nuk ka qendra rehabilituese të specializuara për pacientët në koma. Mjekët thonë se këta tetë pacientë, janë vendosur në këtë Klinikë, në mungesë të vendit adekuat për ta.

Nehat Baftiu, anesteziolog i tha Radios Evropa e Lirë se të gjithë pacientët që nuk mund ta marrin veten për 48 orë nga mjekimi intensiv, i sjellin në Klinikën e anesteziologjisë, ndonëse nuk është repart adekuat.

“Nuk është përgjegjësi e jona t’i mbajmë ata pacientë aty, por në mungesë hapësire ne i mbajmë në Klinikë dhe kujdesemi për ta. Që nga pas lufta nuk ka ndonjë qendër rehabilituese për këta pacientë. Neve nuk na pengojnë, por sikur të jetë një qendër për pacientët në koma, do të kishim mundësi më ta mira trajtimi për pacientët në nevojë”, thotë Baftiu.

Ndërkaq, Basri Lenjani drejtor i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se për pacientë në koma, përkatësisht koma vigjilje, siç quhen në terminologjinë mjekësore, është më se e nevojshme një qendër rehabilitimi. Sipas tij, institucionet gjegjëse do të duhej të ndërmerrnin hapa konkret që sa më shpejtë Kosova ta ketë një të tillë.

“Përkundër angazhimeve të Kinikës së emergjencës dhe anesteziologjisë, qe disa vite kemi kërkuar të bëhet një qendër nacionale për pacientët që janë në gjumë të thellë apo personat në koma. Shumica e shteteve këtë komponentë e kanë të rregulluar dhe pas qëndrimit disa kohë në shërbimin intensiv dhe pas rehabilitimit të tyre kjo kategori kërkon një mbështetje shtetërore”, thotë Lenjani.

Zoti Lenjani thotë po ashtu se Kosova i ka dy qendra rehabilituese, por që duhet adaptohen që të mund të vendosen edhe pacientët në koma.

“Do duhej të kemi qendër rehabilituese që do t’i plotësonte kushtet. Ne i kemi dy qendra një në Kllokot e një në Pejë dhe do duhej të kompletoheshin me staf profesional, ku duhet gamë multidiciplinare që kërkon angazhim, dhe kjo duhet zgjidhet në qarqe të larta. Kjo është ngarkesë për shërbimet tona në vend që ne të merremi me rastet që kanë benefit të jetës”, tha Lenjani.

Sidoqoftë, në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se është planifikuar të ketë mjekim të ri intensiv brenda dy vjetësh. Sipas tyre, aty do të ketë kapacitete të shumëfishta dhe aparaturë të re, e që shërbimet do të jenë shumë më të mira për pacientët, përfshirë pacientët në koma vigjilje./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?