Më në fund Kina bindet nga OKB që të ndërmarrë sanksione kundër Koresë Veriore

Kina pajtohet me veprimet e Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut Zyrtarë të lartë kinezë njoftuan të enjten se janë pajtuar me OKB-n për të ndërmarrë më shumë sanksione kundër Koresë së Veriut pas testit të saj të fundit bërthamor, duke nxitur më shumë dialog për të zgjidhur krizën në gadishullin korean. “Duke pasur […]
Zyrtarë të lartë kinezë njoftuan të enjten se janë pajtuar me OKB-n për të ndërmarrë më shumë sanksione kundër Koresë së Veriut pas testit të saj të fundit bërthamor, duke nxitur më shumë dialog për të zgjidhur krizën në gadishullin korean.
“Duke pasur parasysh zhvillimet e reja në gadishullin Korean, Kina pajtohet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të ndërmerrë një përgjigje të mëtejshme dhe të marrë masat e nevojshme”, tha Ministri i Jashtëm kinez, Ëang Yi, pa elaboruar specifikisht se për çfarë masa të nevojshme bëhet fjalë, raportoi “Reuters”, transmeton Periskopi.
“Çdo veprim i ri i ndërmarrë nga bashkësia ndërkombëtare… duhet t’i shërbejë qëllimit të frenimit të programeve bërthamore dhe raketore të Koresë Veriore, ndërsa në të njëjtën kohë të jetë i favorshëm për rifillimin e dialogut dhe konsultimeve”, tha ai.
Koreja e Veriut tha se do t’i përgjigjej çdo sanksioni të OKB-së dhe presionit të SHBA-së me “masa kundërshtuese të fuqishme”, duke akuzuar SHBA-të që janë duke synuar të fillojnë një luftë./Periskopi/












