Ndërkombëtarët refuzojnë Ableard Tahirin

Burime brenda kryesisë PDK-së kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” dy nga emrat e zgjedhur që do të marrin postet e larta ministrore në Qeverinë e Kosovës e cila nesër pret të marrë nesër votëbesimin në Kuvendin e Kosovës. Me propozim të kreut të PDK-së, Kadri Veseli sipas të njëta burimeve brenda kësaj partie Besim Beqaj […]
Burime brenda kryesisë PDK-së kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” dy nga emrat e zgjedhur që do të marrin postet e larta ministrore në Qeverinë e Kosovës e cila nesër pret të marrë nesër votëbesimin në Kuvendin e Kosovës.
Me propozim të kreut të PDK-së, Kadri Veseli sipas të njëta burimeve brenda kësaj partie Besim Beqaj pritet që ta udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë do të vazhdon të udhëhiqet edhe për një mandat nga ministrja në detyrë e po kësaj ministrie Dhurata Hoxha.
Kurse për Ableard Tahiri, i cili është propozuar që të udhëheq me Ministrinë e Integrimeve, si i afër i Presidentit Hashim Thaçi, burimet brenda PDK-së kanë pohuar se është refuzuar nga ndërkombëtarët.
“Ndërkombëtarët kanë refuzuar që në krye të Ministrisë së Integrimeve të jetë z. Tahiri”, thonë burimet e njëjta.
Ndërkaq emrat e katër zyrtarëve tjerë që pritet t’i drejtojnë ministritë tjera të kësaj partie, atë të Financave, Kulturës Rinisë dhe Sportit, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë si dhe Intetgimeve Evropiane do të konfirmohen sot.
Grupi Parlamentar i PDK-së do të mblidhet sot në ora 14:00, ku do të bëjë publikë emrat e kandidatëve për ministra të kabinetit të ardhshëm qeveritar, i cili pritet të udhëhiqet nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.












