Mustafa: Shumë nga koalicionalistët e PAN’it do të kenë zyret në qelitë e burgjeve të Kosovës, nëse …

Kryetari i LDK’se, Isa Mustafa, ka shkruar në ‘Facebook’ se koalicioni PAN sot nuk e mori votën e shumëpritur të Teuta Rugovës, për të cilën tha se e voton vetëm partinë e Ibrahim Rugovës, babait të saj. Ai ka shkruar se nëse PAN qeverisë me logjikën e ndërtimit të koalicionit, atëherë shume nga koalicionistët do […]
Ai ka shkruar se nëse PAN qeverisë me logjikën e ndërtimit të koalicionit, atëherë shume nga koalicionistët do të perfundojnë në qelitë e burgjeve, shkruan Periskopi.
Statusi i plotë i Mustafës në Facebook:
Sot, asnjë votë e LDK-së dhe Alternativës nuk i shkoi Koalicionit të PDK-së.
Ne dëshmuam zotimin tonë se nuk bëhemi me ata që rrënuan qeverisjen me shumicë shqiptare, për ta shndërruar Kosovën në varësi nga votat që dirigjohen nga Serbia.
Koalicioni i PDK-së nuk e mori edhe votën e shumëpritur të deputetes Rugova. Vota e saj i takon partisë së Ibrahim Rugovës. Jo atyre që punojnë me logjikë të SHIK-ut, tregtarëve, pazargjijve e tabutgjijve.
Në qoftë se qeverisin me logjikën si i kanë konstruktuar koalicionet, frikësohem se më shumë nga koalicionistët e PAN-it do të kenë zyret në qelitë e burgjeve të Kosovës, sesa në Parlament dhe në Qeveri. Disa nuk e kanë marrë vesh se kohët kanë ndryshuar. IM












