Mustafa paralajmëron Haradinajn: Mos llogarisni në votat e LDK-së

Qeveria e re e cila drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj, nuk duhet të llogarisë në votat e deputetëve nga radhët e LDK-së për miratimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka deklaruar lideri i LDK-së, Isa Mustafa. “Në asnjë ligj të mos llogarisin në votat e LDK-së. Deputetët e pozitës, sa janë 61 apo […]
Kështu ka deklaruar lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
“Në asnjë ligj të mos llogarisin në votat e LDK-së. Deputetët e pozitës, sa janë 61 apo 62 duhet të qëndrojnë çdo herë në kuvend për miratimin e ligjeve të kësaj qeverie”, ka deklaruar ai në emisionin Rubikon të KTV-së.
I pari i LDK-së, Mustafa ka theksuar se qeveria aktuale është e ndërtuar mbi baza të dyshimta.
“Kjo qeveri është e ndërtuar mbi baza krejtë të dyshimta. Mbi bazën e faljes apo dhurimit të ministrive. Çka ju nevojitën pesë zëvendëskryeministra kësaj qeverie, boll i kemi pasur ne tre që kanë qenë të panevojshëm”, është shprehur ai.












