Muharrem Nitaj i reagon ashpër ministrit të Kadri Veselit, por ja si i kundërpërgjigjet ai

Në mbledhjen e parë të Qeverisë së re, kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion, shkruan Periskopi. Pas këtij vendimi, ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, e kishte pyetur Haradinajn nëse për një gjë të tillë ishte konsultuar me Malin e Zi. E për Muharrem Nitajn e AAK’së, kjo […]
Pas këtij vendimi, ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, e kishte pyetur Haradinajn nëse për një gjë të tillë ishte konsultuar me Malin e Zi.
E për Muharrem Nitajn e AAK’së, kjo pyetje ishte e pavend.
“Disa njerëz, në mesin e të cilëve edhe asi që politikën e kanë shndërruar në profesion, paskan pyetur “A është konsultuar Haradinaj me Malin e Zi për shkarkimin e Komisionit shtetëror për demarkacionin”!”, ka shkruar Muharrem Nitaj në Facebook.
“Po Kryeministri nuk e ka shkarkuar Komisionin e Malit të Zi!”, ka shkruar tutje i njëjti.
Për këtë çështje, ministri i Drejtësisë gjatë një interviste për RTK’në, tha se Haradinaj do ta zgjidh këtë çështja ashtu siç duhet, me konsulta mes dy vendeve, meqë tani gjendemi para një marrëveshje të nënshkruar.
“Ky vendim është marrë unanimisht me partnerë të koalicionit. Jemi para një marrëveshje të nënshkruar, por mendoj se Haradinaj do ta zgjidhë këtë çështje. Raportet e Kosovës e Malit të Zi nuk do të tensionohen. Duhet të ketë konsulta mes dy palëve, sepse veprimet e njëanshme nuk funksionojnë”, tha Tahiri./Periskopi












