Momenti kur Kadri Veseli u “mat” në Kuvend – ja kush votoi pro dhe kundër tij (Video)

Pas shtatë seancash për konstituim të institucioneve, kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka arritur të rizgjedhet kryekuvendar me 62 vota pro. Zgjedhjen e Veselit kryetar të Kuvendit e bën të mundur mbështetja e tre deputetëve nga radhët e AKR-së, parti kjo që tri ditë më parë iu bashkua koalicionit PAN. Ndërsa kundër zgjedhjes së Veselit […]
Zgjedhjen e Veselit kryetar të Kuvendit e bën të mundur mbështetja e tre deputetëve nga radhët e AKR-së, parti kjo që tri ditë më parë iu bashkua koalicionit PAN.
Ndërsa kundër zgjedhjes së Veselit kryekuvendar votuan deptuetë nga radhët e VV-së ,LDK-së dhe Alternativës. Krah tyre kundër ka votuar edhe deputeti nga radhët e AKR-së, Korab Sejdiu i cili sot dha dorëheqje nga partia e tij.
Më poshtë mund të shihni pamje nga kjo ngjarje:
E zgjedhja Veselit kryekuvendar i ka gëzuar tre deputetët e AKR-së, të cilët shprehen gëzim në fytyrat e tyre pas këtij rezultati. 