Molliqaj: VV do të jetë e para në zgjedhjet lokale, do të qeverisim në së paku 10 komuna

Dardan Molliqaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se pas zgjedhjeve lokale ata do të qeverisin në dhjetë komuna të Kosovës. “Po të garantoj sonte, se Vetëvendosja do të jetë subjekti i parë në zgjedhjet lokale”, ka thënë Molliqaj në Zona B të Klan Kosovë. “Në përqindje do të jemi mbi 30 përqind në nivel […]
“Po të garantoj sonte, se Vetëvendosja do të jetë subjekti i parë në zgjedhjet lokale”, ka thënë Molliqaj në Zona B të Klan Kosovë.
“Në përqindje do të jemi mbi 30 përqind në nivel vendi”.
“Do të qeverisim në 10 komuna minimalsisht”.
“Në plotë komuna të madha dhe në disa të vogla do të qeverisë Vetëvendosja”.
Molliqaj ka thënë se asesi nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës nëpër komuna, duke mos i anashkaluar partitë tjera në vend.












