Molliqaj: Ne as nuk i kërkuam falje e as s’i tërhoqëm dosjet, LDK tek dje u bë gati për koalicion

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se kanë shprehur interesim të vazhdueshëm për ndonjë marrëveshje me LDK-në dhe kanë qenë të interesuar për takime. Molliqaj ka thënë se tek dje, LDK-ja u bë kinse ishte e gatshme për koalicion. ‘VV nuk është fajtore, ne kemi shprehur interesin dhe kemi pasur takime. LDK […]
Molliqaj ka thënë se tek dje, LDK-ja u bë kinse ishte e gatshme për koalicion.
‘VV nuk është fajtore, ne kemi shprehur interesin dhe kemi pasur takime. LDK dje u bë gati për koalicion. Ne as nuk i kërkuam falje e as nuk i tërhoqëm dosjet.’, ka thënë ai në Zona B, transmeton Periskopi.
Tutje Dardan Molliqaj ka thënë se problem kryesor mbetet Isa Mustafa dhe jo LDK, meqë sipas tij, deri më tani Mustafa ka bërë shumë veprime të padrejta.
Ai thotë se përpjekjet e VV-së kanë qenë të sinqerta dhe në interesin e qytetarëve./Periskopi/












