Mjekët e akuzuar vazhdojnë të punojnë në ordinanca private

Mjekët e akuzuar vazhdojnë të punojnë në ordinanca private

Nexhmi Zeqiri, është një nga kardiologët e përfshirë në rastin ‘Stenta’ si i dyshuar se në spitalet private prej nga merrte paratë, i referonte pacientë nga sektori publik për t’iu kryer procedurat e koronarografisë dhe stentimit. Mirëpo pavarësisht se ishte i arrestuar dhe ishte suspenduar nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ai vazhdon […]

Mirëpo pavarësisht se ishte i arrestuar dhe ishte suspenduar nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ai vazhdon të punojë në Ordinancën Specialistike Internistike-Kardiologjike “Zemra”, në Podujevë e që është në pronësi të tij.

Zeqiraj vazhdon të pranojë pacientë në klinikën e tij, pa u penguar nga askush, ndërsa ka marrë licencë për ketë aktivitet më 17 mars të vitit 2015, pavarësisht akuzave ndaj tij.

Por, ky nuk është rasti i vetëm. Shumica nga kardiologët që ishin të përfshirë në rastin “Stenta”, kanë ordinancat e tyre private, ku dyshohet se kolegët e tyre ua referojnë pacientët, edhe për shërbime që mund të kryhen pa kurrfarë problemi në QKUK.

Kështu edhe ish Ministri i Shëndetësisë që ishte akuzuar për këtë rast, Ferid Agani ka klinikë private.

Agani ka në pronësi Ordinancën Neuropsikiatrisë/Psikilogjisë Klinikë “Studio Agani”, së cilës i është dhënë licenca më 14 gusht të vitit 2013.

Të tjerë doktor e që ishin të përfshirë në rastin ’Stenta” , e që kanë klinika private në qytete të ndryshme të Kosovës janë edhe: Petrit Ademaj, Afërdita Selmanaj, Nehat Rexhepaj, Rexhë Panxhaj, Florim Sadiku dhe Elfedin Muhaxheri.

Më 10 tetor 2014, Policia e Kosovës arrestoi punonjësit shëndetësorë Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Ali Hocaoglu, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Eefedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra.

Ata dyshohen për veprat penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit dhe ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

E në Kosovë funksionojnë gjithsej 1 mijë e 313 klinika private, qoftë ato ambulanca spitalore a klinika dentare, të gjinekologjisë  e tjerë, por ka që operojnë edhe pa licencë, ndonëse nga Ministria e Shëndetësisë nuk përmendin raste të tilla.

“Në Kosovë janë të licencuara 1,313 klinika private. Licencimi i këtyre klinikave ka filluar prej vitit 2015 e deri tash”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.

Viti në të cilin janë dhënë më së shumti licenca është viti 2016, ku janë dhënë 354 licenca, pasuar nga viti 2015, ku janë licencuar 246 klinika.

“Në vitin 2012 janë licencuar 141 klinika, në 2013 janë licencuar 205, në 2014 kanë marrë licencë 221, në 2015 janë lic3ncuar 246 klinika, në 2016 janë licencuar 354 dhe deri në muajin gusht të vitit 2017 janë licencuar 133 klinika, ka thënë Hoti.

E në pyetjen e Gazetës Fjala se sa prej klinikave u është refuzuar licencimi, Hoti ka thënë se klinikat paraprakisht informohen për kriteret se a i plotësojnë a po jo dhe më pas aplikojnë, mirëpo ai ka shtuar se nëse gjatë procedurës i shkelin ligjet atëherë u refuzohet licencimi.

“MSh nuk i licencon subjektet, të cili nuk i plotësojnë kushtet sipas ligjeve në fuqi dhe se, themeluesit dhe aplikuesit për licencim, informohen në detaje paraprakisht nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim të institucioneve private shëndetësore se cilat kushte duhet t’i plotësojnë ata si në aspektin teknik ashtu edhe të personelit profesional që duhet të punojë në këto institucione”, ka thënë zëdhënësi i MSH-së. /Gazeta Fjala/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?