Ministri që vjen nga PDK ka një shqetësim për demarkacionin, ja si i përgjigjet Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka hedhur në votim shkarkimin e Komisionit Shtetëror të Kufirit me Malin e Zi dhe emërimin e një ekipi tjetër, me në krye Shpejtim Bulliqin. Asnjë ministër nuk e ka kundërshtuar propozimin e Haradinajt, por çështja është diskutuar brenda kabinetit të tij, shkruan Periskopi. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, që vjen […]
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka hedhur në votim shkarkimin e Komisionit Shtetëror të Kufirit me Malin e Zi dhe emërimin e një ekipi tjetër, me në krye Shpejtim Bulliqin.
Asnjë ministër nuk e ka kundërshtuar propozimin e Haradinajt, por çështja është diskutuar brenda kabinetit të tij, shkruan Periskopi.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, që vjen nga PDK e ka pyetur Haradinajn nëse është konsultuar me autoritetet e Malit të Zi lidhur me planet e tij për rivendosjen e vijes kufitare me shtetin fqinjë.
“A keni vënë kontakt me Malin e Zi, duke e ditë që atje tashmë është ratifiku ky version?”, ka pyetur Tahiri.
Ndërsa, Haradinaj duke e pranuar si me vend shqetësimin e Tahirit, ka thënë se Qeveria e tij është duke punuar ende në çështje të brendshme, porse sipas tij, institucionet relevante janë në kontakt me Malin e Zi.
“Ne ende jemi duke punu në çështje të brendshme, mirëpo insititucionet relevante janë në kontakt me Malin e Zi”, ka thënë ai.
Haradinaj, ka thënë se sot ka pasur një takim edhe me Shpejtim Bulliqin, i cili do të jetë në krye të këtij komisioni.
“Kam pas takim me zotin Bulliqi, me Shpejtim Bulliqin, që ai të marr përgjegjësinë për punën rreth caktimit të vijës kufitare”, ka thënë Haradinaj. /Periskopi/












