Ministri që do ta forcojë ‘krimin e korrupsionin’: Ligji mbi të gjithë, ky është koncepti im

Ministri që do ta forcojë ‘krimin e korrupsionin’: Ligji mbi të gjithë, ky është koncepti im

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shkruar edhe një status të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, për atë se si e ka ndërmend të udhëheqë me dikasterin e drejtësisë, porse këtë herë është kujdesur që të mos huqje, sikur në statusin e kaluar, njofton Klan Kosova. Ai ka shkruar se ka […]

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shkruar edhe një status të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, për atë se si e ka ndërmend të udhëheqë me dikasterin e drejtësisë, porse këtë herë është kujdesur që të mos huqje, sikur në statusin e kaluar, njofton Klan Kosova.

Ai ka shkruar se ka vetëm një koncept që do ta përcjellë atë në punën e tij si ministër the ai do të jetë “ligji mbi të gjithë”.

“Në këtë proces drejt fuqizimit të drejtësisë ekziston vetëm një koncept dhe ai është ligji mbi të gjithë, kurse përpjekjet për t’i dhënë kuptim duhet të jenë të të gjithëve, që sfidat t’i shndërrojmë në mundësi unike dhe rezultatet t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Ky është shkrimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Përgjegjësinë institucionale për ta drejtuar Ministrinë e Drejtësisë e kam pranuar duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha sfidat që na presin, në mënyrë që sistemi i drejtësisë, përmbajtja e ligjeve dhe sundimi i rendit dhe ligjit të funksionojnë mirëfilli në Republikën e Kosovës.

Perceptimet shpesh janë më të fuqishme se realiteti, por ne bashkërisht, me të gjithë akterët institucionalë në sistemin e drejtësisë, do krijojmë hapësirë dhe shembuj që realiteti juridik ta dominojë çdo perceptim dhe që qytetarët të besojnë në drejtësinë që zbatohet në Kosovë.

Është bërë punë e jashtëzakonshme në ndërtimin e sistemit të drejtësisë në vend. Por, duhet ta pranojmë se ka pasur edhe ngecje.

Sundimi i ligjit dhe barazia para tij, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat dhe qasja në drejtësi për të gjithë, janë imperativ jo vetëm për integrimin në Bashkimin Evropian, por në radhë të parë për vetë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe si të tilla paraqesin edhe agjendën e prioriteteve tona.

Do të përkujdesëm që Ministria e Drejtësisë të jetë shembull i qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme, duke u bazuar në kompetenca dhe dije, në mënyrë që t’u jepen përgjigje këtyre sfidave dhe qytetarët të kenë besim të parezervë në të.

Në këtë proces drejt fuqizimit të drejtësisë ekziston vetëm një koncept dhe ai është ligji mbi të gjithë, kurse përpjekjet për t’i dhënë kuptim duhet të jenë të të gjithëve, që sfidat t’i shndërrojmë në mundësi unike dhe rezultatet t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ky është një fillim i ri për Kosovën, në drejtësi dhe në të gjitha sferat. Na priftë e mbara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?