Ministri që e emëroi Behgjet Pacolli, ka akuzë të rëndë në gjykatë

Ministri që e emëroi Behgjet Pacolli, ka akuzë të rëndë në gjykatë

Në përbërjen e kabinetit qeveritar të kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinajt, ka edhe ministra, të cilët kanë probleme serioze me ligjin. Në mesin e tyre është ministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e AKR’së, Valdrin Lluka, i cili më parë ishte kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës, që funksionon në […]

Në mesin e tyre është ministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e AKR’së, Valdrin Lluka, i cili më parë ishte kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Agjencia Kundër Korrupsionit kishte nisur hetimet kundër Valdrin Llukës, nën dyshimin për korrupsion, shkruan Periskopi.

Më 27 maj të vitit 2014, ish-ministri i MTI’së Bernard Nikaj, kishte marrë vendim t’i ndajë 20 mijë euro në formë subvencioni, OJQ-së me emrin “Jakova Inovation Center”, drejtor i së cilës ishte Valdrin Lluka, i cili njëkohësisht ishte edhe kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës, që funksionon në kuadër të MTI-së, përderisa kryetare e Bordit të kësaj OJQ-je ishte Eljana Naka, sekretare e përhershme e kësaj Ministrie.

Në bazë të marrëveshjes së mirëkuptimit mes Ministrisë dhe OJQ-së “Jakova Inovation Center”, të nënshkruar para disa viteve, 20 mijë eurot e ndara nga buxheti i shtetit do të shkonin për qira, mirëmbajtje dhe pastrim, shpenzime të udhëtimit, konsulencë, internet, rrymë, dizajnim të ueb-faqes etj.

Përveç korrupsionit, ndaj Llukës ishin ngritur hetime për konflikt interesi, transmeton Periskopi.

Në bazë të disa dokumenteve, rezultonte se më 10 tetor të 2014’tës, “Jakova Inovation Center” kishte kërkuar nga MTI-ja edhe 6870 euro për instalimin e ngrohjes në objektin e kësaj organizate joqeveritare.

Atëkohë, Gazeta ‘Zëri’ kishte mësuar se ekzistonin dëshmi të bazuar për abuzime financiare nga Lluka, i cili tani është emëruar ministër i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e AKR’së, pas marrëveshjes që kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli kishte arritur me koalicionin PAN.

Përndryshe, organizata joqeveritare “Jakova Innovation Center” ishte themeluar më 26 gusht të vitit 2013. Ndërkaq, themelues të saj ishin Valdrin Lluka e Uranik Begu.

Pak më parë, Kohavisioni raportoi për rastin e Llukës, i cili nuk është anëtari i vetëm i kabinetit qeveritar që ka probleme me ligjin.

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj akuzohet po ashtu për vepra që lidhen me korrupsionin në rastin e njohur si MTPT.

Prokuroria hetime ka nisur edhe ndaj ministrit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, i cili ishte njëri ndër personazhet kryesore të aferës “Pronto”./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?