Mësohet nëse Hillary Clinton do të garojë më për Presidente

Ish-sekretarja amerikane e shtetit dhe kandidate presidenciale e demokratëve, Hillary Clinton, thotë se më nuk do të garoj në zgjedhje, por do të mbetet e involvuar në politikë. Gjatë një interviste të mbrëmshme në rrjetin televiziv, CBS, zonja Clinton tha se karriera e saj “si një politikane aktive ka përfunduar”. “Më nuk do të jem […]

Gjatë një interviste të mbrëmshme në rrjetin televiziv, CBS, zonja Clinton tha se karriera e saj “si një politikane aktive ka përfunduar”.

“Më nuk do të jem kandidate”, tha Clinton dhe ka shtuar se “por, nuk kam përfunduar me politikë meqë besoj fuqishëm se kemi të bëjmë me të ardhmen e vendit tonë”.

Hillary Clinton pësoi disfatë kundër kandidatit republikan, Donald Trump, në zgjedhjet e vitit 2016, përkundër faktit se konsiderohej favorite për triumf.

Ajo është shprehur se “humbja ende është shumë e dhimbshme dhe dhembja është e madhe”.

Ditëve të fundit, zonja Clinton po paraqitet në intervista të ndryshme për promovimin e librit të saj, What Happened (“Çka Ndodhi”).

Në këtë libër ajo e ka pranuar përgjegjësinë për humbjen kundër Trumpit, por, pos tjerash, ajo e fajëson ndërhyrjen ruse në fushatën zgjedhore amerikane.

Hillary Clinton, 69 vjeçare, ishte sekretare amerikane e shtetit gjatë presidencës së Barack Obamës dhe për tetë vite ishte senatore në shtetin Nju Jork.

Bashkëshorti i saj, Bill Clinton, në dy mandate ishte president i Shteteve të Bashkuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?