Merkel e ashpër me Erdoganin, ka një paralajmërim për qytetarët turq

Kancelarja Merkel ka hedhur poshtë paralajmërimin e Turqisë për udhëtimin në Gjermani, duke thënë se qytetarët turq janë më se të mirëpritur të vizitojnë shtetin e saj. Ankaraja kishte paralajmëruar se qytetarët e saj rrezikojnë të përballen me racizëm ose terrorizëm, raportoi “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi. Asnjë qytetar turk nuk duhet të ketë frikë të […]
Ankaraja kishte paralajmëruar se qytetarët e saj rrezikojnë të përballen me racizëm ose terrorizëm, raportoi “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi.
Asnjë qytetar turk nuk duhet të ketë frikë të udhëtojë për në Gjermani gjatë sezonit të tij zgjedhor, tha kancelarja gjermane Angela Merkel të dielën.
“Unë dua të jem shumë e qartë në këtë rast: Çdo qytetar turk mund të na vizitojë”, tha Merkel gjatë një takimi fushate në qytetin perëndimor të Delbrück.
“Asnjë gazetar nuk është arrestuar këtu, këtu kemi lirinë e shprehjes dhe sundimit të ligjit, dhe ne jemi krenarë për këtë”, shtoi kancelarja Merkel.
Sipas Zyrës së Jashtme Gjermane, të paktën 10 gjermanë aktualisht janë arrestuar në Turqi për akuza politike, përfshirë Deniz Yücel, një gazetar gjermano-turk i gazetës “Die Welt”.
Të shtunën, ministria e jashtme e Turqisë lëshoi një paralajmërim për udhëtime duke u thënë qytetarëve turq atyre të cilët e vizitojnë apo jetojnë në Gjermani, që të kenë kujdes ku ata mund të etiketohen si racistë gjatë fushatës zgjedhore të vendit.
“Udhëheqësit politikë në Gjermani po krijojnë fushatat e tyre zgjedhore mbi themelet e anti-Turqisë dhe bllokimin e anëtarësimit të vendit tonë në BE”, tha deklarata turke.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme u tha gjithashtu shtetasve të saj se Gjermania mirëpret grupe terroriste, si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe rrjeti i klerikut islamik Fethullah Gulen.
Terroristët “ecin lirshëm në rrugë” të Gjermanisë, pretendoi ministria në fjalë.
Merkel dhe rivali i saj kryesor në zgjedhjet e ardhshme kombëtare të 24 shtatorit, Martin Schulz, bënë thirrje për t’i dhënë fund bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE gjatë një debati televiziv javën e kaluar.
Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ranë ndjeshëm pas një sërë krizash që pasuan përpjekjen e dështuar të vitit të kaluar për të përmbysur presidentin Rexhep Tajip Erdogan.
Rreth 3 milionë njerëz me origjinë turke jetojnë në Gjermani, 1 milion prej të cilëve kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 24 shtatorit të këtij viti./Periskopi/












