Mergim Lushtaku tregon nëse do ta votojë Qeverinë ‘Haradinaj’

Deputeti nga koalicioni PANA, Mergim Lushtaku tha se do ta votojë Qeverinë ‘Haradinaj’, transmeton Periskopi. Ai tha se do t’i qëndroj pas fjalës që ka dhënë. “E kam dhënë fjalën time dhe i qëndroj pas. Unë do të votojë këtë Qeveri. Kam pasur nevojë për konsultime. Edhe unë nuk kam dashur të vijë, derisa të […]
Ai tha se do t’i qëndroj pas fjalës që ka dhënë.
“E kam dhënë fjalën time dhe i qëndroj pas. Unë do të votojë këtë Qeveri. Kam pasur nevojë për konsultime. Edhe unë nuk kam dashur të vijë, derisa të vijnë edhe të tjerët. Konsultime me degën e Skenderajt, meqë jam kandidat nga ta. Emrat e kabinetit qeveritar kanë qenë arsye. Ata janë prapa vendimit të Kadri Veselit. Sigurisht që ka në kabinet edhe emra nga Drenica. Nëse Kadri Veseli u ka besuar, atëherë besojmë edhe ne”, tha Lushtaku. /Periskopi












