Meha pritet të dorëhiqet nga Komisioni për Demarkacion – shkak fyerjet e Ramush Haradinajt?

Meha pritet të dorëhiqet nga Komisioni për Demarkacion – shkak fyerjet e Ramush Haradinajt?

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi dhe shefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, mund të jap dorëheqje nga kjo pozitë kur në krye të Qeverisë do të vijë mandatari nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradianaj, transmeton Periskopi. Mediat raportuan se shkak për këtë dorëheqje do të jetë ofendimi […]

Mediat raportuan se shkak për këtë dorëheqje do të jetë ofendimi që Haradinaj i kishte bërë Mehës, duke e quajtur ‘peder’ këtë të fundit.

Agjencia Kadastrale e Kosovës kishte demantuar lajmin se Meha do të dorëhiqet nga pozita si shef i kësaj agjencie, por raportohet se Haradinaj nuk do të lejojë që Meha të udhëheq me Komisionin për Demarkacion që do të angazhohet për korrigjimin e Demarkacionit, siç ka premtuar ai.

Ky është momenti kur Haradinaj e quajti ‘peder’ Mehën: 

Më pas, Haradinaj ishte përplasur me Mehën gjatë një mbledhjeje të Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilën ky i fundit po raportonte për punën e Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, transmeton Periskopi.

“Je t’u na rrejt bre vëlla, nuk e di a ju paguan Mali i Zi a dreqi…lej këto përralla”, i kishte thënë Haradinaj kryetarit të Komisionit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha.

“A keni dërguar ju ndonjë variant tuajin, a e dini ku ka qenë kufiri. Nuk po ju vjen marre të vini e të shitni këso përrallash Murat Meha e as ju tjerëve. Z. Kryetar krejt korrupsioni politik, moral, njerëzor patriotik këtu shihet edhe po vjen e po na shet përralla që një orë, nuk po ju vjen marre, katastrofë”, vazhdonte më tej Haradinaj ta shprehte pakënaqësinë ndaj Mehës.

Madje, ai kishte përplasur për tavoline një hartë që kishte pranë vetes.

“Çojeni te shpija këtë hartë”, kishte thënë Haradinaj, gjersa i revoltuar kishte bojkotuar mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme.

Ndërkohë, pak ditë para se ta marr postin e kryeministrit, Haradinaj është zotuar se do ta korrigjojë versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi dhe se nuk do ta qes në votim marrëveshjen aktuale.

“Kanë ndodhur gabime në atë temë në të kaluarën. Qëllimi është që të korrigjohet, që të kthehet në të drejtë. Kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Çakorr, në Kullë dhe në maja të larta. Por dallimi do të jetë se nuk do të humbim kohë me vendin. Do t’i japim epilog të drejtë dhe besoj që në një afat të caktuar kohor, mendoj shpejt nuk do të jetë pengesë kjo temë”, kishte thënë Haradinaj.

Periskopi që nga mëngjesi ka provuar të kontaktojë me Murat Mehën, por ky i fundit nuk e ka hapur telefonin.

Kuvendi i Kosovës duke filluar nga ora 16:00 do të mbajë seancë, në të cilën do të votohet Haradinaj për kryeministër./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?