Mediat serbe drejtojnë gishtin tek Ramush Haradinaj për këto arrestime (Foto)

Mediat serbe drejtojnë gishtin tek Ramush Haradinaj për këto arrestime (Foto)

  Arrestimi i disa përfaqësuesve serb të Kryqit të Kuq, i cili gjendej në veri të Mitrovicës, ka ngjallur reagime të shumta në vend. Intervenimi i Njësisë Speciale në këtë pjesë të Republikës ka bërë që mediat serbe të japin etiketime për përfshirjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë ngjarje. Gazeta elektronike, “Telegraf.rs” ka bërë […]

 

Arrestimi i disa përfaqësuesve serb të Kryqit të Kuq, i cili gjendej në veri të Mitrovicës, ka ngjallur reagime të shumta në vend.

Intervenimi i Njësisë Speciale në këtë pjesë të Republikës ka bërë që mediat serbe të japin etiketime për përfshirjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë ngjarje.

Gazeta elektronike, “Telegraf.rs” ka bërë një artikull me “ Serbët zgjodhën Haradinajn, ai filloi të na arrestonte”, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, tutje citohen edhe disa politikan serb të cilët sugjerojnë Listën Srpska që tu dal në ndihmë popullatës e cila jeton në Kosovë.

Ndryshe, Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit të prokurorive themelore të rajoneve të Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, ka zhvilluar disa kontrolle të hapësirave të një organizate humanitare (Kryqi i Kuq i Serbisë) si dhe në disa vendbanime të disa punonjësve të kësaj organizate.

“Drejtoritë Rajonale të Policisë (DRP-t) kanë angazhuar zyrtarët policor sipas vlerësimeve të tyre, ku gjatë realizimit të kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se janë përdorur nga individë në këtë organizatë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlerësohet të jetë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës.

Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individ që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullsisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?