Mashtrimi i qytetarëve nga Behgjet Pacolli, kështu ironizonte pak muaj më parë me Kadri Veselin (Foto)

Mashtrimi i qytetarëve nga Behgjet Pacolli, kështu ironizonte pak muaj më parë me Kadri Veselin (Foto)

Vetëm pak muaj më parë, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli bënte fushatë politike në saje të kundërshtimit të Partisë Demokratike të Kosovës. Kur Kadri Veseli në muajin maj pati thënë se Kosova do të bëhet ‘Zvicra e Ballkani’, ishte Pacolli ai që kishte reaguar duke ironizuar me kreun e PDK-së, derisa thoshte […]

Vetëm pak muaj më parë, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli bënte fushatë politike në saje të kundërshtimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kur Kadri Veseli në muajin maj pati thënë se Kosova do të bëhet ‘Zvicra e Ballkani’, ishte Pacolli ai që kishte reaguar duke ironizuar me kreun e PDK-së, derisa thoshte se Kosova do të bëhet Zvicër, por me PDK-në në opozitë.

“Z. Kadri Veseli paska thënë që Kosova do të bëhet “Zvicra e Ballkanit”. Perfekt, e besueshme, PO, do të bëhet, por me NE, sapo të dalni ju në OPOZITË. Na priftë e mbara!”, kishte shkruar Pacolli më 14 maj të këtij viti, shkruan Periskopi.

Sot Pacolli është pjesë e Qeverisë me dy deputetët e tij, pas koalicionit të nënshkruar me Veselin e Haradinajn.

Ai është bërë zëvendëskryministër i parë si dhe ministër i Punëve të Jashtme. /Periskopi/

 

Të fundit
Të ngjashme