Martin Shkreli kthehet në burg

Martin Shkreli kthehet në burg

Martin Shkreli, ish-drejtori i kompanisë farmaceutike Turing, do të qëndrojë në burg me urdhër të gjykatëses së çështjes, e cila arriti në përfundimin se shqiptaro-amerikani i etiketuar si njeriu më i urryer i Amerikës për rritjen e skajshme të çmimit të një medikamenti kundër SIDA-s, kishte shkelur paktin e lirimit me kusht. Shkreli ka postuar […]

Martin Shkreli, ish-drejtori i kompanisë farmaceutike Turing, do të qëndrojë në burg me urdhër të gjykatëses së çështjes, e cila arriti në përfundimin se shqiptaro-amerikani i etiketuar si njeriu më i urryer i Amerikës për rritjen e skajshme të çmimit të një medikamenti kundër SIDA-s, kishte shkelur paktin e lirimit me kusht. Shkreli ka postuar një mesazh në Facebook që, sipas gjykatëses, përbënte kërcënim për ish-kandidaten presidenciale Hillary Clinton.

Vetëm një muaj më parë, 34-vjeçari u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në dy fonde financiare të administruara prej tij, por deri në shpalljen përfundimtare të dënimit nga mesi i muajit janar, i ishte dhënë lirimi me kusht. Në postimin që do ta lërë pas hekurave, Shkreli ofronte 5 000 dollarë për këdo që do t’i shkulte Clintonit një fije floku gjatë turit që ajo po bën për promovimin e një libri të ri.

Avokatët e tij mbrojtës u përpoqën të argumentojnë se mesazhi nuk ishte gjë tjetër veçse një satirë politike. Por, gjyqtarja Kiyo Matsumoto nuk e pa atë me humor e tha se oferta mund të merrej seriozisht nga kundërshtarët e ish-kandidates demokrate. Një gjë e tillë nuk mbrohet nga Amendamenti i Parë, tha gjyqtarja. Autoritetet qeveritare patën deklaruar se mesazhi në Facebook i kishte vënë në alarm pjesëtarët e shërbimit sekret që mbron ish-Zonjën e Parë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?