Marrëveshja për t’ia dhënë AKR-së Presidentin, vështirë e realizueshme

Pjesë e marrëveshjes ndërmjet PAN-it dhe AKR-së është edhe zgjedhja e Presidentit të ardhshëm të Republikës. Sipas marrëveshjes, PAN merr përsipër të votojë kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin për President, por analistët politik në vend këtë marrëveshje e shohin vështirë të realizueshme. Madje sipas tyre, deri në zgjedhjen e presidentit të ri, vendi do […]
Pjesë e marrëveshjes ndërmjet PAN-it dhe AKR-së është edhe zgjedhja e Presidentit të ardhshëm të Republikës. Sipas marrëveshjes, PAN merr përsipër të votojë kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin për President, por analistët politik në vend këtë marrëveshje e shohin vështirë të realizueshme. Madje sipas tyre, deri në zgjedhjen e presidentit të ri, vendi do të shkoi sërish në zgjedhje dhe se marrëvshja e këtij koalicioni do të bie poshtë.
I kontaktuar nga Indeksonline, analisti Imer Mushkolaj është shprehur i bindur se një mundësi e tillë për zbatimin e kësaj marrëveshje është vështirë e besueshme.
“Është vështirë e besueshme që do të zbatohet kjo pjesë e marrëveshjes dhe Behgjet Pacolli të bëhet president. Është thjeshtë një marrëveshje koti, e cila është bërë më shumë me qëllim që t’i ngop apetitet e individëve të caktuar (në këtë rast të Pacollit) që synojnë poste të tilla, sesa që vërtet pritet të ndodh”, ka thënë Mushkolaj.
Madje sipas tij, kjo çështje është një marrëveshje në erë. Gjithashtu sipas analistit Mushkolaj, PDK nuk është parti që zbaton marrëveshjet as në praktikë, e lëre më marrëveshje të tilla që nuk e fusin në kurrfarë obligimesh serioze.
E analisti tjetër, Donik Sallova është shprehur skeptik në atë se a do të mund të ekzistojë vetë koalicioni PAN deri në ndërrimin e Presidentit të vendit.
Sipas Sallovës, Kosova do të shkojë në zgjedhje shumë shpesh.
“Meqë u patën krijuar insinuata se vetë presidenti Thaçi kishte në dorë krizën e numrave, për të dëshmuar supermacinë e tij politike kur ishte vetë kryetar i PDK-së, besoj që kjo klauzole e marrëveshjes është futur për t’i treguar Thaçit që nuk do të jetë i përjetshëm, as në politik as në presidencë”, ka thënë Sallova për Indeksonline.
Sallova thotë se Kosova do të shkoi shpesh në zgjedhje nacionale përshkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve politike.
“Pacolli mund të bëhet president vetëm nëse deri atëherë do të ekzistojë PAN-i. Por është vështirë e besueshme, sepse të paktën çdo 2-3 vite Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja si pasojë e mosmarrëveshjeve brenda koalicioneve dhe brishtësisë së tyre”, ka përfunduar Sallova.












