Lushtaku ‘sillet’ në Kuvend (Foto)

Kryetari i komunës se Skenderajt, Sami Lushtaku është parë në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ngjashëm, si Lushtaku ka edhe mysafir tjerë të rëndësishëm të cilët kanë pas interesim të ndjekin nga afër seancën ku pritet të votohet Qeveria Haradinaj. Momentalisht, seanca është në pauzë në pritje të deputetëve të Listës Serbe.













