Londër, i arrestuari i dytë pas sulmit në tren

Londër, i arrestuari i dytë pas sulmit në tren

Një person i dytë është arrestuar në lidhje me sulmin e së premtes në një stacion trenash të Londrës. Policia thotë se ka arrestuar një 21-vjeçar në Hounslow, në perëndim të kryeqytetit britanik, gjatë natës së të shtunës, pas dyshimeve për shkelje që kanë të bëjnë me terrorizmin. Një 18-vjeçar ishte ndaluar më herët, edhe […]

Një person i dytë është arrestuar në lidhje me sulmin e së premtes në një stacion trenash të Londrës. Policia thotë se ka arrestuar një 21-vjeçar në Hounslow, në perëndim të kryeqytetit britanik, gjatë natës së të shtunës, pas dyshimeve për shkelje që kanë të bëjnë me terrorizmin.

Një 18-vjeçar ishte ndaluar më herët, edhe ky i dyshuar për shkelje terrorizmi, pas shpërthimit të ndodhur në stacionin “Parsons Green”, që shkaktoi 30 të plagosur. Ky i mëparshmi ishte arrestuar gjatë mëngjesit të së shtunës në Portin e Doverit.

Niveli i gatishmërisë për një sulm të mundshëm terrorist mbetet ende “kritik”, duke nënkuptuar se një i tillë pritet në mënyrë të pashmangshme.

Policia tashmë është përqëndruar në kërkimet në një shtëpi në periferinë “Sunbury on Thames” të zonës Surrey. Shtëpia në fjalë i përket një çifti të moshuarish, të njohur për përkujdesjen ndaj qindra fëmijëve, përfshi edhe refugjatëve.

Ronald Jones, 88 vjeç, dhe Penelope Jones, 71 vjeç, janë nderuar për shërbesat e tyre ndaj fëmijëve edhe nga vet Mbretëresha Elizabeth II, gjatë vitit 2010. Çifti thuhet të ketë dalë nga shtëpia për të qëndruar me miqtë e tyre në momentin e bastisjes nga policia, moment gjatë të cilit u evakuuan edhe shtëpitë përreth.

Një fqinje e tyre, Alison Griffiths ka thënë se çifti i moshuar ka pasur një 18-vjeçar dhe një 22-vjeçar kohët e fundit për të cilët përkujdeseshin, por ajo i ka përshkruar ata të dy si “shtylla të mëdha të komunitetit”, pasi ata “bëjnë një punë që shumë të tjerë nuk mundem ta bëjnë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?