Lista Serbe vonon seancën, kjo është kërkesa e re për PAN-in

Igor Simic, deputet i Listes Serbe, pak para fillimit të seancës së konstitumimit të Kuvendit ka thënë se ata nuk do të pengojnë procesin, por vetëm kanë nevojë për konsultime shtesë. ”Do të ketë konsultim me Aleksandër Vuciq dhe Marko Gjuriq, për të parë nëse do të mbështesim këtë qeveri apo jo. Ne nuk e […]
Igor Simic, deputet i Listes Serbe, pak para fillimit të seancës së konstitumimit të Kuvendit ka thënë se ata nuk do të pengojnë procesin, por vetëm kanë nevojë për konsultime shtesë.
”Do të ketë konsultim me Aleksandër Vuciq dhe Marko Gjuriq, për të parë nëse do të mbështesim këtë qeveri apo jo. Ne nuk e pengojmë një gjë të tillë por duhet konsultime shtesë”, ka thënë Simic. Gjatë ditës së djeshme, Lista Serbe ka zhvilluar një takim me PAN-in, lidhur me atë se çfarë do të ndodh sot në Kuvend, por ende nuk dihet se cfarë është vendosur aty.












