Lista Serbe thotë se para çdo marrëveshjeje konsultohet me Beogradin

Ne po fillojmë t’i zhbllokojmë institucionet, gjë që është e mirë për qytetarët, tha deputeti nga radhët e Listës Serbe, Igor Simiq. Ai duke komentuar nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit me koalicionin PAN, tha për Tanjug se Lista Serbe është ende e hapur për bisedime dhe përsëriti […]
Ai duke komentuar nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit me koalicionin PAN, tha për Tanjug se Lista Serbe është ende e hapur për bisedime dhe përsëriti se përpara çdo marrëveshjeje, do të konsultohet me Qeverinë e Serbisë dhe presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.












