Lista Serbe nuk arrin nesër në seancë? (Foto)

Lista Serbe pritet që nesër (e shtunë) të zhvillojë takimin përfundimtar me Qeverinë e Serbisë në Beograd rreth krijimit tê qeverisë “Haradinaj”. Indeksonline mëson se deputetët e Srpskas do të paraqiten në një konferencë për media në ora 14:00. Ndërkohë që në Kosovë është paralajmëruar mbajtja e seancës për votomin e qeverisë së Ramush Haradinajt […]
Indeksonline mëson se deputetët e Srpskas do të paraqiten në një konferencë për media në ora 14:00.
Ndërkohë që në Kosovë është paralajmëruar mbajtja e seancës për votomin e qeverisë së Ramush Haradinajt në ora 16:00.
Rruga nga Beogradi deri në Prishtinë mund të kalohet për rreth 6 orë. Andaj, Lista Serbe mund të arrijë në Prishtinë përafërsisht nga ora 20:00 e mbrëmjes.

Ndryshe, koalicioni PAN ua ka ndarë Srpska-s tri poste qeveritare, 1 zv/lryeministër si dhe dy ministri.
Në seancën e fundit është vendosur që ata të marrin edhe Ministrinë e Bujqësisë.












