Liderët lënë pushtetin qendror për komunat

Liderët lënë pushtetin qendror për komunat

Nëse gara për zgjedhjet lokale do të ishte lojë shahu, partitë politike në Maqedoni po luajnë me figurat më të larta për të fituar fronin e komunave. Ekspertët thonë se burrështetasit që vijnë nga partitë politike parlamentare po sakrifikojnë funksionet e larta të pushtetit qendror për të mos humbur garën në vetëqeverisjen lokale për zgjedhjet […]

Nëse gara për zgjedhjet lokale do të ishte lojë shahu, partitë politike në Maqedoni po luajnë me figurat më të larta për të fituar fronin e komunave.

Ekspertët thonë se burrështetasit që vijnë nga partitë politike parlamentare po sakrifikojnë funksionet e larta të pushtetit qendror për të mos humbur garën në vetëqeverisjen lokale për zgjedhjet e 15 tetorit.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, deputeti Zijadin Sela do të garojë për të rimarrë Komunën e Strugës.

Bashkëpartiaku i tij dhe njëherit ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka zyrtarizuar kandidimin për kryetar të Gostivarit, shkruan TV21.tv.

Lideri i Lëvizjes Besa, deputeti Bilall Kasami për të kryesuar Komunën e Tetovës do të sfidohet edhe me deputetin e PDSH-së Bardhyl Dautin, kurse deputeti tjetër i Lëvizjes Besa Zeqirja Ibrahimi për Komunën e Çairit do të ballafaqohet me zëvendësministrin e Arsimit, Visar Ganiun nga radhët e BDI-së.

Për analistin Ismet Ramadani, partitë politike që kandidojnë me liderët, ministrat, zëvendësministrat, apo edhe deputetët e tyre tregojnë dobësi se cilësinë e kuadrove e kanë të kufizuar për funksione të rëndësishme.

“Nga ana tjetër sikur u servojnë qytetarëve kandidat, të cilët shumë më pak do e prekin interesin e në nivel lokal. Ata kandidat të politikës shtetërore, të cilët vihen në funksion lokal edhe më tutje do të merren me politikë të lartë, e përnjëherë do të harrojnë interesat e përditshme që i kanë në kuadër të vetëqeverisjes lokale”, tha Ismet Ramadani, analist.

Nga LSDM, deputeti Petre Shilegov do të garojë për të marr Qytetin e Shkupit, kurse nga VMRO DPMNE jo zyrtarisht thuhet që deputeti Johan Tarçullovski do të kandidojë për Komunën e Kisella Vodkës.

Analisti Agim Jonuz thotë se lakmia për pushtet është e pashtershme nga burrështetasit tanë, të cilët interesat personale i vënë para ardhmërisë së shtetit.

“I gjithë aparati shtetëror që ka për qëllim të vendoset në nivel lokal, dëshmon se ata duan me çdo kusht të mbajnë nën kontrolle pushtetin, i cili do të thotë fuqi, kurse kjo e fundit do t’u hap të gjitha dyert për të bërë biznes dhe para. Elita politike në Maqedoni ka bërë ngatërrim të tmerrshëm në mes asaj se cili është interesi shtetëror, interesi politik, interesi personal apo cili duhet të jetë interesi i ardhmërisë së Maqedonisë”, u shpreh Agim Jonuz, analist.

Ekspertët parashikojnë se në katër ditët e fundit të paraqitjes zyrtare të kandidatëve nga partitë politike do të ketë edhe surpriza të reja.

Nëse jo kandidim të liderëve, sipas analistëve politikë, deri në skadimin e afatit më 14 shtator, edhe më shumë emra deputetësh e zëvendësministrash do të gjenden në listat për garën e zgjedhjeve lokale të 15 tetorit./21Media

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?