Lëshohet urdhër arrest për sjellje me detyrim në Gjykatë për Albin Kurtin dhe Donika Kadaj – Bujupin

Lëshohet urdhër arrest për sjellje me detyrim në Gjykatë për Albin Kurtin dhe Donika Kadaj – Bujupin

Pasi Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi nuk u paraqitën në gjykatë, gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim. Deputetët e Koalicionit PAN Blerta Deliu, Flora Brovina e Bekim Haxhiu ishte dashur të dëshmonin në seancën e sotme të gjykimit të katër kolegëve të tyre nga Vetëvendosja për gazin lotsjellës të aktivizuar në Kuvend. […]

Pasi Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi nuk u paraqitën në gjykatë, gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim.

Deputetët e Koalicionit PAN Blerta Deliu, Flora Brovina e Bekim Haxhiu ishte dashur të dëshmonin në seancën e sotme të gjykimit të katër kolegëve të tyre nga Vetëvendosja për gazin lotsjellës të aktivizuar në Kuvend.

Në gjykatë nga të akuzuarit erdhën vetëm Albulena Haxhiu e Faton Topalli, ndërsa munguan Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.

Nuk ishte e pranishme as deputetja Flora Brovina që gjithashtu dëshmonte. nGjyqtari Beqir Kalludra tha se të gjithë ishin ftuar në mënyrë të rregullt dhe sipas tij nuk e kanë arsyetuar mungesën.

“Seanca e sotme shtyhet pasi nuk mund të vazhdohet”, tha Kalludra, duke e caktuar seancën e shtyrë më 10 tetor. Kalludra më pas lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit në gjykatë.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Albin Kurti ka munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarrestim, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?