LDK e quan populist vendimin e Haradinajt, por thotë se do ta mbështesë në Kuvend versionin e ri

Zyrtarja e LDK-së dhe ish-ministrja në Qeverinë Mustafa, Hykmete Bajrami e ka komentuar vendimin e parë të kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Demarkacionit. Bajrami e ka quajtur vendim populist shkarkimin e Murat Mehës dhe emërimin e Shpejtim Bulliqit në vend të tij. Në Klan Kosova, Bajrami ka thënë se […]
Zyrtarja e LDK-së dhe ish-ministrja në Qeverinë Mustafa, Hykmete Bajrami e ka komentuar vendimin e parë të kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Demarkacionit.
Bajrami e ka quajtur vendim populist shkarkimin e Murat Mehës dhe emërimin e Shpejtim Bulliqit në vend të tij.
Në Klan Kosova, Bajrami ka thënë se nëse Ramush Haradinaj do të arrinte që ta vendos kufirin në Zhlep e Çakorr, atëherë LDK-ja do ta mbështeste versionin e tij në Kuvend. /Periskopi/












