Lajm i keq për refugjatët në Gjermani, njihuni me masat e reja

Lajm i keq për refugjatët në Gjermani, njihuni me masat e reja

Një lajm i keq për të gjithë refugjatët në Gjermani, pasi shteti ka nxjerrë masa të reja për të gjithë ata që duhet të kthehen në vendet e tyre. 60 për qind e të gjithë azilkërkuesve që shkojnë në Gjermani, nuk kanë dokumente identifikimi, por pothuajse të gjithë kanë një celular. Një i ri tha […]

Një lajm i keq për të gjithë refugjatët në Gjermani, pasi shteti ka nxjerrë masa të reja për të gjithë ata që duhet të kthehen në vendet e tyre.

60 për qind e të gjithë azilkërkuesve që shkojnë në Gjermani, nuk kanë dokumente identifikimi, por pothuajse të gjithë kanë një celular. Një i ri tha se kishte ikur nga Alepoja. Në vjeshtën e vitit 2015 ai arriti në kufirin austriako-bavarez. Nuk kishte me vete letërnjoftim. Tha se e kishte humbur. Por, kishte me vete telefonin celular.

Në fazën e ardhjes masive të refugjatëve, rojet e kufirit nuk ishin në gjendje të kontrollonin identitetet e të gjithë atyre. Në shumicën e rasteve ata u jepnin vetëm shenjën që të kalonin. Në të vërtetë, refugjati që pretendonte se kishte ikur prej luftës civile nga Alepoja ishin maroken që kishte ardhur në Gjermani me rrymën e “sirianëve të vërtetë” përmes “rrugës së Ballkanit”. Historia e mësipërme ka ndodhur me mijëra herë. Çështja e vendit të origjinës është e rëndësishme, sepse është vendimtare për shanset për azil. Sirianët mund të qëndrojnë në Gjermani, marokenët jo, sepse ky vend konsiderohet si vend i sigurt.

Pas diskutimeve politike dhe juridike nëse do të lejohet që autoritetet të lexojnë të dhënat e telefonit celular dhe të përcaktojnë saktësisht se prej nga ku dhe kur ka ardhur dikush në Gjermani, tani qeveria vendosi që t’i japë Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) të drejtën që të përdorë telefonat celularë për verifikimin e identitetit. Avokatë, mbrojtës të të dhënave dhe organizata humanitare e konsiderojnë këtë si një ndërhyrje të gjerë sferën e të dhënave personale. Kurse, Jutta Cordt, drejtuese e BAMF-it e konsideron si një hap shumë urgjent.

Ajo thotë se leximi i të dhënave të celularëve do të jetë vetëm një hap ndihmës në rast dyshimesh për identitetin e personave që kërkojnë azil. E ngarkuara e qeverisë gjermane për të dhënat personale e konsideron këtë procedurë si antikushtetuese. Të këtij mendimi janë edhe disa ekspertë të së drejtës penale.

Deri tani leximi i të dhënave në celular nga punonjësit e BAMF-it, mund të bëhej vetëm pasi për këtë të kishte vendosur një gjyqtar. Në rast dyshimesh se dikush kishte gënjyer për identitetin dhe kjo vërtetohet, atëherë personit i hiqet e drejta për azil. Në vitin 2016 janë anuluar 400 leje për qëndrim si azilant për shkak të mashtrimit për vendin e orgjinës, gjë që ishte konstatuar përmes celularit. Problem është edhe se dikush mund të ketë dy celularë, megjithatë përcaktimi i identitetit të një personi bëhet më i lehtë nëse kontrollohen edhe të dhënat e celularit. Por pavarësisht prej kësaj, shoqata “Për liritë individuale” do të ngrejë padi kundër ligjit për kontrollin e celularëve.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit