Labinot Tahiri ngatërrohet, thotë se vizitoi ‘varrin e komandantit legjendar Ramush Haradinaj’ (Video)

Deputeti nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ishte një nga deputetët me entuziastë kur votoi Ramush Haradinajn për kryeministër, shkruan Periskopi. Para se partia e Behgjet Pacollit të arrinte marrëveshje me koalicionin PAN për formimin e Qeverisë, Labinot Tahiri, ishte një nga deputetët më të përfolur për ‘tradhtinë’ që do të mund […]
Para se partia e Behgjet Pacollit të arrinte marrëveshje me koalicionin PAN për formimin e Qeverisë, Labinot Tahiri, ishte një nga deputetët më të përfolur për ‘tradhtinë’ që do të mund t’ia bënte koalicionit LAA, ku bënte pjesë deri vonë edhe AKR, transmeton Periskopi.
Se Tahiri ka një simpati të veçantë për kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinajn, e tregon edhe kjo video.
Në ditën kur do të votohej qeveria ‘Haradinaj’, ish-këngëtari Labinot Tahiri ishte për vizitë tek varrezat e familjes Jashari.
Kur donte të tregonte se kishte vizituar varrin e komandantit legjendar, Adem Jasharit, Tahiri u ngatërrua.
Në vend të Adem Jasharit, Tahiri tha “Gjendem këtu pranë varrit të Komandantit legjendar Ramush Haradinaj”.
Më pas, ai përmirëson gabimin e tij./Periskopi
Dëgjojeni nga minuta 01:40 sec












