Ky është veprimi i parë i Pacollit si ministër (Dokument)

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, njëherish Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër ka shfuqizuar vendimet e ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm, Emanuel Demaj. Bëhet fjalë për vendimin e Demajt për të caktuar disa zyrtarë të kësaj ministrie në misione jashtë vendit. Në kërkesën për pezullim të këtyre zyrtarëve, Pacolli ka numëruar si arsye mungesën […]
Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, njëherish Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër ka shfuqizuar vendimet e ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm, Emanuel Demaj.
Bëhet fjalë për vendimin e Demajt për të caktuar disa zyrtarë të kësaj ministrie në misione jashtë vendit.
Në kërkesën për pezullim të këtyre zyrtarëve, Pacolli ka numëruar si arsye mungesën e buxhetit dhe ngarkimin e tij, shkruan Gazeta Metro.
Tutje Pacolli ka thënë se me këtë rast kërkon rivlerësim ligjor për këto pozita.













