Ky është qëndrimi i Ambasadës së SHBA-së për Demarkacionin me Malin e Zi, pas vendimit të Haradinajt

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i qëndrojnë prapa asaj që kanë thënë në dy vitet e fundit për marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Kjo ambasadë nuk ka komentuar vendimin e djeshëm të Kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit. Në këtë ambasadë nuk kanë komentuar veprimin e Kryeministrit Haradinaj, […]

Në këtë ambasadë nuk kanë komentuar veprimin e Kryeministrit Haradinaj, por kanë riafirmuar qëndrimin e shfaqur në dy vitet e fundit rreth demarkacionit se Kosova nuk ka humbur territor.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin marrëveshjen e arritur për demarkacionin e kufirit ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015, me të cilën asnjëra nga shtetet nuk humbasin territor. Ne presim që kjo çështje të zgjidhet shpejt duke ruajtur marrëdhëniet konstruktive dhe shumë pozitive ndërmjet dy vendeve” thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA’së për Express.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi kanë përsëritur qëndrimin e tyre se Kosova nuk ka humbur territor nga kjo marrëveshje.

Madje, Departamenti Amerikan i Shtetit këtë çështje e kishte shqyrtuar enkas duke ardhur në konstatimin se marrëveshja është në përputhje me kufirin e Kosovës të vitit 1974.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?