Kushtet e Bashës për Ramën: Shkarko Ruçin e Xhafën, arresto Tahirin dhe drejtorët e policisë

Shkarko Gramoz Ruçin. Arresto vëllanë trafikant të Fatmir Xhafës dhe shkarko Xhafën nga detyra. Arresto gjithë drejtuesit e policisë të lidhur me trafikun e drogës me në krye Tahirin. Rikthe në burg banditët që lirove për zgjedhjet. Largo kryetarët e bashkive të lidhur me krimin Kështu u shpreh sot kreu i opozitës Lulzim Basha duke […]
Shkarko Gramoz Ruçin.
- Arresto vëllanë trafikant të Fatmir Xhafës dhe shkarko Xhafën nga detyra.
- Arresto gjithë drejtuesit e policisë të lidhur me trafikun e drogës me në krye Tahirin.
- Rikthe në burg banditët që lirove për zgjedhjet.
- Largo kryetarët e bashkive të lidhur me krimin
Kështu u shpreh sot kreu i opozitës Lulzim Basha duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë i shtriu dorën e bashkëpunimit Lulzim Bashës sidomos për çështjet e integrimit.
Pjesë nga fjalimi i Bashës në Parlament
“Është shumë e vështirë, ndoshta e pamundur të bashkëpunosh sepse duhet të bëhesh ai që nuk je. Të lësh krimin e të përqafosh vlerat, ta nisësh me shkarkimin e Ruçit për të shpëtuar imazhin e diskretituar të vendit.
Arresto vëllanë e Fatmir Xhafës dorëzoja INTERPOL-it. Shkarko Fatmir Xhafën për lidhjet e tij të njohura botërisht me krimin.
Arresto funksionarët e policisë për drogën, me kapiten Tahirin.
Rikthe në burg banditët që lirove për zgjedhjet.
Largo kryetarët e bashkive të lidhur me krimin
I bën dot ti këto?
Nëse jo çfarë ka ndryshuar pas 25 qershorit? Asgjë e re… Avazi i vjetër vazhdon me tepsi të re, këtë radhe e kë të gjithë tepsinë për vete me dy garuzhdet Ahemtaj dhe Gjiknurin dhe disa ministra si peceta”./opinion/












