Kush do ta kishte besuar, gruaja e Ilir Metës i shpall luftë korrupsionit

Në përvejtorin e trembëdhjetë të LSI-së, kryetarja e kësja force politike, Monika Kryemadhi dhe disa anëtarë të partisë u mblodhën për të mbjellë pemë te zona e Fushës së Aviacionit në Tiranë. Kryemadhi përpos të tjerash komentoi edhe fillimin e jetës politike në vend me nisjen e sesionit të ri palamentar. Ajo u shpreh se grupi […]
Në përvejtorin e trembëdhjetë të LSI-së, kryetarja e kësja force politike, Monika Kryemadhi dhe disa anëtarë të partisë u mblodhën për të mbjellë pemë te zona e Fushës së Aviacionit në Tiranë. Kryemadhi përpos të tjerash komentoi edhe fillimin e jetës politike në vend me nisjen e sesionit të ri palamentar. Ajo u shpreh se grupi parlamentar i LSI-së do të jetë shumë aktiv, ndërsa tha se tani kemi një qeveri të vogël, po që do të jetë me korrupsion të madh.
“Përgjegjësia sociale ka qenë motoja e LSI-së që në themelimin e saj. Grupi parlamentar do të jetë shumë aktiv, me nisma jo vetëm në shërbim të qytetarëve, por do t’i shërbejë edhe qeverisë. Kemi një qeveri të vogël, por jemi të bindur që do jetë me korrupsion të madh. Lufta e LSI-së do jetë frontale për të adresuar dhe zgjidhur problemet”, – u shpreh Kryemadhi.












