Kusari-Lila: Me terr e nisën, me terr janë t’u e bitisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se koalicioni PAN me terr ia ka nisë, e me terr po do ta ‘bitisë’ zgjedhjen e kryeministrit. Ajo ka shkruar se Qeveria më megamolane në Ballkan do të ketë ministri të shumta, të cilat do të udhëhiqen nga njerëz me profile krejt të […]
Ajo ka shkruar se Qeveria më megamolane në Ballkan do të ketë ministri të shumta, të cilat do të udhëhiqen nga njerëz me profile krejt të çakorduara.
Ndërsa Kusari-Lila ka thënë se shefat dhe kryeshefi i Qeverisë do të duhej që që të tregojnë zgjidhjen për Demarkacionin, Asociacionin, Dialogun,Ushtrinë etj.
Ndërsa lidhur me tri ministritë që u janë dhënë serbëve për t’i udhëhequr, Mimoza ka thënë se ‘këtë bonus Serbia as ëndërr nuk e ka pa’.
Ja shkrimi i plotë në Facebook:
Me terr e nisën me terr janë ty e bitisë.
Ironia e Qeverisë Haradinaj, pritja e kthimit të listës Serbe nga Beogradi.
Presin kthimin e deputetëve të Kosovës që morrën miratimin e Vuçiçit për qeverinë e Kosovës. As me e votu qeverinë nuk e deshtën pa ta.
Na zdravlje Nova Vlada G-dine Haradinaj, g-dine Veselji, g-dine Limaj i g-ine Pacolji.
Qeveria më megalomane në Ballkan, do të ketë 5 Zv-Kryeministra dhe 21 Ministra. Shtatë ministri do të merren me zhvillim ekonomik, dy prej tyre me bujqësi dhe zhvillim rural.
Profilet e ministra e janë në ç’akordim të plotë në shumicën e rasteve me dikasterët që ata mbulojnë. Mjekët merren me infrastrukturë e planifikim, kontabilistët me Arsim, e marrëniet ndërkombëtare me shëndetësi, e lista vazhdon gjatë.
Qeveria e re e Kosovës do ti ketë gjashtë shefa, Kryeministrin me 5 Zv/kryeministra dhe një Supershef, Vuçiçin në Beograd.
Së bashku krejt shefat e kryeshefi do të duhet të na tregojnë zgjidhjen për:
Demarkacionin
Asociacionin
Dialogun
Transformimin e FSK në ushtri.
Këtë bonus Serbia as ëndërr nuk e ka pa, këtë ia dhanë shqiptarët e Kosovës me etjen për pushtet e dorëzuan sot në Beograd shtetin.
Por, Kosova prapë ka shpresë, se sot ka popullatë më të vetëdijësuar se kurrë më parë.
Kosova ka Alternativë!
Kësaj qeverie po i thonë, Dobrodošli, por ne shumë shpejt do të ju themi Mirëpafshim!












