Kurti: Shteti i Kosovës po mirret peng

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar se 62 votat në Kuvend që votuan dje kryeparlamentarit, e që nesër duan ta votojnë kryeministrin, janë vetëm shumicë teknike, transmeton Periskopit. Ai thotë se 58 deputetët e tjerë janë shumicë shqiptare dhe kanë shumë më tepër vota qytetarësh të Kosovës. Në profilin e tij, Kurti shkruan […]
Ai thotë se 58 deputetët e tjerë janë shumicë shqiptare dhe kanë shumë më tepër vota qytetarësh të Kosovës.
Në profilin e tij, Kurti shkruan se prej konstituimit të Kuvendit, kapja e shtetit po ndahet në ujdi me Serbinë.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Ato 62 vota të cilat votuan dje kryeparlamentarin e nesër duan ta votojnë kryeministrin, janë shumicë në Kuvend. Mirëpo, veçse teknikisht janë shumicë. Në anën tjetër, tek 58 deputetët e tjerë, ka shumë më tepër vota qytetarësh të Kosovës dhe ato janë shumica shqiptare.
Që prej konstituimit të Kuvendit tash kapja e shtetit po ndahet në ujdi me Serbinë. Kosova nuk është vetëm shtet i kapur. Shteti i Kosovës po mirret peng. Pra, jo vetëm Kadrija, por dyfish Serbia. Me strukturat paralele si mbetje e okupimit në çerekun e territorit të vendit tonë. Me partinë e saj si aksionare vendimtare për kreun e Kuvendit e të Qeverisë.
Nuk është hera e parë që shqiptarëve u duhet të përballen me krajl e me mbret.












