Ku është zhdukur Korab Sejdiu?

Ku është zhdukur Korab Sejdiu?

Deputeti i partisë së familjes Pacolli Korab Sejdiu është zhdukur që nga mbrëmë, kur partia ku bën pjesë edhe ai bëri koalicion me PDK-në, AAK-në dhe Nismën. Korab Sejdiu, i cili para pak ditësh dukej shumë i sigurt se nuk do të tradhtohej nga Behgjet Pacolli e Agim Bahtiri lidhur me koalicionin me PAN-in, me […]

Deputeti i partisë së familjes Pacolli Korab Sejdiu është zhdukur që nga mbrëmë, kur partia ku bën pjesë edhe ai bëri koalicion me PDK-në, AAK-në dhe Nismën.

Korab Sejdiu, i cili para pak ditësh dukej shumë i sigurt se nuk do të tradhtohej nga Behgjet Pacolli e Agim Bahtiri lidhur me koalicionin me PAN-in, me gjasë tashmë gjendet në një situatë të vështirë dhe ende nuk ka dalë me një vendim konkret për të ardhmen e tij politike.

Deputeti Sejdiu thoshte se AKR-ja në asnjë situatë nuk do të futet në koalicion me PAN-in, derisa garantonte se vota e tij nuk do të shkojë në asnjë mënyrë në favor të PAN-it.

Se a i mban ende këto qëndrime Sejdiu, nuk dihet ende, sepse ai është zhdukur nga skena politike dhe është i paqasshëm për të gjitha mediat.

Por, për të ardhmen e tij politike po flasin nga partia e tij, shkruan Periskopi.

Zyrtari i kësaj partie, Fatmir Matoshi, pas koalicionit PAN-AKR, tha se AKR dëshiron që Sejdiu deputet dhe nënkryetar i AKR-së.

Ndërsa më vonë, lideri i AKR-së, Pacolli, ka folur për Sejdiun duke thënë se ai është i përgjegjshëm dhe se do të rrijë në AKR.

“Korab Sejdiu është shumë i përgjegjshëm, është nënkryetar i AKR-së dhe absolutisht nuk më intereson se zotëri Sejdiu do ta votojë apo nuk do ta votojë kryeparlamentarin apo qeverinë, por Sejdiu do të jetë pjesë e AKR-së dhe do të jetë i përgjegjshëm në sfidat e ardhshme si deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Periskopi ka provuar të marrë një prononcim nga vet Sejdiu, por ai nuk i është përgjigjur asnjë telefonate dhe mesazhi të nisur nga gazetarët e portalit./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?