Kriza e myslimanëve të Mianmarit e shpjeguar përmes hartës (Video/Foto)

Ata janë përshkruar si “pakica më e përndjekur në botë”. Rohingyat janë një grup etnik me shumicë myslimane që kanë jetuar në kombin budist të Mianmarit për shekuj me radhë. Harta më poshtë tregon rrugën e Rohyngyave të cilët e kanë ndjekur për të ikur nga atdheu i tyre i shtetit të Rakhines në Mianmar […]
Ata janë përshkruar si “pakica më e përndjekur në botë”. Rohingyat janë një grup etnik me shumicë myslimane që kanë jetuar në kombin budist të Mianmarit për shekuj me radhë.
Harta më poshtë tregon rrugën e Rohyngyave të cilët e kanë ndjekur për të ikur nga atdheu i tyre i shtetit të Rakhines në Mianmar drejt disa vendeve tjera në Azi ku kanë kërkuar strehim që nga vitet 1970, raportoi “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Ku ndodhen Rohingya?
Rohingyat janë përballur me persekutim në duart e ushtrisë së Mianmarit që nga pavarësia e vendit në fund të viteve 1940.



Sulme ushtarake të Mianmarit në gusht të 2017-ës dërguan në goditjen e vazhdueshme ushtarake, e cila ka çuar në një eksod të ri masiv të Rohingyave.
Shumica e Rohingyave kanë kërkuar strehim në Bangladesh.
Cilat vende po presin Rohingya?
Rreth një milion Rohingya kanë ikur nga Mianmari që nga aksioni i parë ushtarak i vitit 1977.
Shumica kanë marrë strehim në Bangladesh, por vendet e tjera në Azi dhe Lindjen e Mesme kanë hapur gjithashtu dyert e tyre për komunitetin më të përsekutuar në botë.
A ka grupe të tjera etnike në Mianmar?

Ekzistojnë 135 grupe etnike në Mianmar të cilat njihen edhe zyrtarisht, por Rohingyave u është mohuar shtetësia në Mianmar që nga viti 1982, gjë që i ka bërë ata pa shtetësi./Periskopi/












