Koreja e Veriut vazhdon kërcënimet: Nëse miratohen sanksionet…

Koreja e Veriut vazhdon kërcënimet: Nëse miratohen sanksionet…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paguajnë një çmim të shtrenjtë, nëse miratohen sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut në Këshillin e Sigurimit. Ministria e Jashtme e Koresë komuniste, përmes një komunikate për shtyp tha se, nëse Amerika arrin të miratojë sanksionet e jashtëligjshme, Peniani do të përgjigjet në mënyrë reciproke. “Raprezalja e […]

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paguajnë një çmim të shtrenjtë, nëse miratohen sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut në Këshillin e Sigurimit.

Ministria e Jashtme e Koresë komuniste, përmes një komunikate për shtyp tha se, nëse Amerika arrin të miratojë sanksionet e jashtëligjshme, Peniani do të përgjigjet në mënyrë reciproke.

“Raprezalja e Koresë së Veriut do t’iu shkaktojë SHBA-ve dhimbjet dhe vuajtjet më të mëdha të historisë së saj”, shkruhej në komunikatë.

Kërcënime të tilla janë të zakonshme nga vendi më i izoluar, sidomos këtë herë që Shtetet e Bashkuara po përpiqen të miratojnë sanksione vërtet të ashpra, si embargoja e naftës dhe bllokada e pjesshme detare.

Madje, një nga propozimet e Amerikës është kontrolli i anijeve të Koresë së Veriut për materiale të ndaluara, diçka që mund të sjellë shkëmbim zjarri. Ndërkohë, megjithëse nuk është pjesë e diplomacisë për vet faktin se është aleancë ushtarake, NATO tha se reagimi ndaj Koresë së Veriut duhet të jetë global.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg refuzoi të thotë nëse një sulm i mundshëm korean ndaj ishullit amerikan të Guamit do të vërë në lëvizje NATO-n, por tha se programi bërthamor i Koresë së Veriut është një kërcënim global dhe kërkon një përgjigje të tillë./top channel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?