Korab Sejdiu tregon arsyet e dorëheqjes nga AKR-ja

Korab Sejdiu tregon arsyet e dorëheqjes nga AKR-ja

Deputeti tani i pavarur, Korab Sejdiu, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka folur për arsyet e dorëheqjes nga gjitha postet në AKR. Në emisionin “Interaktiv” Sejdiu ka thënë se sinjali i parë për dorëheqje nga AKR-ja ishte vendimi i kuvendit të kësaj partie që t’i japë leje Behgjet Pacollit që të shqyrtojë vendimin dhe të […]

Në emisionin “Interaktiv” Sejdiu ka thënë se sinjali i parë për dorëheqje nga AKR-ja ishte vendimi i kuvendit të kësaj partie që t’i japë leje Behgjet Pacollit që të shqyrtojë vendimin dhe të gjejë një mundësi jashtë koalicionit LAA për të dalë nga kriza politike.

“Është zhgënjyese pak në shoqërinë kur fjala e dhënë mbahet dhe bëhet e madhe. Sinjali i parë ka qenë kur është marrë vendimi i Kuvendit që ai të shqyrtojë vendimin dhe të gjejë një mundësi jashtë koalicionit tonë. Kjo ka qenë shenja e parë që ka mundësi të devijohet nga kursi që e kem ndjekur deri atëherë. Për marrëveshjen e kam marrë vesh në mëngjes sepse kam qenë në pushim për tre apo katër ditë”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka treguar se pas pushimit të shkurtë që kishte marrë kishte marrë vesh se partia e tij e kishte marrë vendimin për të hyrë në koalicion qeverisës me PAN-in.

“Nuk kam qenë pjesë e negociatave me PAN-in, kam shkuar në pushim duke lënë mbrapa tentativat tona me shpresën që të bëhet një koalicion i shumicës shqiptare për të bërë një qeveri me VV-në, LDK-në, AKR-në dhe Alternativën”, ka shtuar ai.

“Unë kam besuar dhe synuar përveç që të qëndrojmë në kuadër të LAA-së, është marrë një vendim që vetëm koha do të tregojë nëse është i dëmshëm për AKR-në. Kështu e pësuam në zgjedhjet e kaluara kur nuk e siguruam pragun, kështu e pësoi LDK-ja me koalicionin që bëri me PDK-në”, ka sqaruar Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga gjitha detyrat që ka pasur në AKR, por ka shtuar se i ka raportet e mira me ish-shefin e tij, Pacollin.

“Kam dhënë dorëheqje nga gjitha pozitat që kam pasur, e kam njoftuar edhe Pacollin për këtë çështje. Kam raporte të mira personale dhe shoqërore me presidentin sepse me të kemi kontribuuar drejt platformës liberale të partisë. Mendova se nuk kisha bazë të mjaftueshme morale që të jem pjesë e partisë”, ka theksuar Sejdiu.

“Pacolli dhe partia e ka pritur me shqetësim lajmin për largimin tim. E kam bërë të qartë vendimin, por ka qenë vështirë për AKR-në dhe mua, por u urojë sukses në rrugëtimin e tyre në qeveri”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?