Konviktet me kapacitet për 4 mijë studentë

Konviktet me kapacitet për 4 mijë studentë

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës, ka bërë përgatitjet për pranim të studentëve të rinj në konviktet dhe mensën e saj. Drejtorit i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta deklaroi se nga hapja e aplikimit dje ka qenë një numër i “frikshëm”, pra shumë i madh i aplikuesve. “Pothuajse janë bërë përgatitjet, por derisa të […]

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës, ka bërë përgatitjet për pranim të studentëve të rinj në konviktet dhe mensën e saj.

Drejtorit i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta deklaroi se nga hapja e aplikimit dje ka qenë një numër i “frikshëm”, pra shumë i madh i aplikuesve. “Pothuajse janë bërë përgatitjet, por derisa të vijnë studentët do të jenë gati plotësisht”, tha ai.

Kapaciteti i konvikteve për pranim të studentë në këtë vit, është rreth 4 mijë, duke përfshirë edhe konviktin numër tetë me 305 shtretër i cili pritet të përfundoj dhe të jetë në shfrytëzim në fund të tetorit, ku ka edhe salla rekreacioni që të jetë më atraktive për studentë.

Ai tha se kriteret kryesore për aplikim edhe këtë vit të parapara me konkurs sipas Sfishtës janë: nota mesatare, largësia nga kryeqyteti si dhe kategoritë e dala nga lufta.

“Si kush primar është që të jetë student i rregullt i UP-së, që të jetë në largësi më shumë se 25 km nga kryeqyteti, nota mesatare luan rol vendimtar në rritjen e pikëve maksimale si dhe një numër i madh i kategorive që vinë nga shoqatat e luftës, fëmijët dëshmorëve, fëmijët e invalidëve të luftës, veteranët e luftës, fëmijët që kanë gjendje j të mirë sociale ekonomike në familjet e tyre kanë përparësi që të pranohen”, tha Sfishta për RTK.

Rezultatet nga ky konkurs, do të publikohen më 22 shtator 2017, në tabelat e konvikteve dhe faqen zyrtare të Qendrës së Studentëve, ndërsa afati për ushtrimin e ankesave online është prej 25 – 26 shtator 2017. 1.500 studentët të tjerë, të cilët nuk i plotësojnë kushtet për strehim në konvikte, do të fitojnë të drejtën për ushqim në mensë, ndërsa listat pritet të publikohen më 22 shtator në sallën “1 Tetori”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?