Konjufca: U pa varësia e PANA ndaj Listës Serbe, tërhiqemi nga kërkesa për mocion

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV-së, ka thënë se mocionet votohen kur e paraqet kërkesën, e jo kur do Kadri Veseli dhe Lista Serbe. ‘’Janë bërë 2 orë e gjysmë pauzë. Kjo nuk është fer por shkelje e demokracisë.’’, ka thënë ai. Konjufca tha se mocionin e paraqiti me qëllimin që ta […]
Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV-së, ka thënë se mocionet votohen kur e paraqet kërkesën, e jo kur do Kadri Veseli dhe Lista Serbe.
‘’Janë bërë 2 orë e gjysmë pauzë. Kjo nuk është fer por shkelje e demokracisë.’’, ka thënë ai.
Konjufca tha se mocionin e paraqiti me qëllimin që ta demostroj varësinë e PANA ndaj Listës Serbe.
‘’Mocioni e e demostroi në mënyrë praktike. Ju keni me kthy kryet kah Beogradi dhe ta dëgjoni Gjuriqin se kur duhet të vazhdojë seanca. Mocioni e ka kryer qëllimin, tërhiqemi nga kërkesa për mocion.’, ka thënë ai./Periskopi/












