Konjufca thotë se do të bashkëpunojnë me Qeverinë Haradinaj, nëse…

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca konsideron se është e panevojshme të kenë konfrontime me partitë në pozitë, nëse Qeveria e re e Republikës së Kosovës, në krye me Ramush Haradinaj do të marrë vendime në të mirë të vendit. Duke e cilësuar si veprim pozitiv, shkarkimin e Komisionit Shtetror për Demarkacion […]
Duke e cilësuar si veprim pozitiv, shkarkimin e Komisionit Shtetror për Demarkacion të Kufirit me Malin e Zi, Konjufca tha se është një arsye për të cilën duhet të kemi bashkëpunim.
“Akti i fundit, shkarkimi i Murat Mehës, është një shejë pozitive që kjo nuk është se ne duhemi çdo here të konfrontohemi por duhet ndonjëherë edhe të bashkëpunojmë”, u shpreh ai.
Konjufca, nuk la pa përmendur edhe veshtirësitë me të cilët do të përballet qeveria e re, e cila sipas tij do ta ketë të pamundur që të përmirësojë gjendjen e vendit.
“Mendoj që kjo qeveri e Kosovës do të përballet me sfida të shumta, por besoj që sfida e tyre kryesore do të jetë pamundësia për t’i ofruar Kosovës diçka të mirë”, ka deklaruar ai në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës.












