Konjufca e zbulon se kush e ka shkruar programin e Qeverisë së re

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kritikuar programin qeverisës duke thënë se është i sigurt se atë e ka shkruar kryeministri, Ramush Haradinaj, pasi sipas Konjufcës ai program është shumë i dobët. Konjufca ka thënë se ka thënë se mungesa e kabinetit qeveritar në këtë seancë tregon se si do të qeverinë vendin. […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kritikuar programin qeverisës duke thënë se është i sigurt se atë e ka shkruar kryeministri, Ramush Haradinaj, pasi sipas Konjufcës ai program është shumë i dobët.
Konjufca ka thënë se ka thënë se mungesa e kabinetit qeveritar në këtë seancë tregon se si do të qeverinë vendin.
“Mungesa e tyre në seanca tregon se ata do ta shpërfillim Kuvendin… 53 deputetë kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme ndërsa kabineti qeveritar nuk janë këtu për ta mbrojtur programin e tyre”, është shprehur Konjufca.
Ai ka thënë programi qeverisës është shumë i dobët. “E mira e vetme e këtij programi qeverisë është se nuk është shkruar nga ekspertët, por nga dora e kryeministrit, pasi është shumë i dobët. Pra, e mira e vetme është sinqeriteti”, ka shtuar Konjufca.












