Konjufca analizon qeverinë e re të Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka përshkruar qeverinë e re të Ramush Haradinajt si një mozaik pjesësh që s’mund të bashkohet asnjëherë. Ai ka thënë në Zone B në Klan Kosova se “kemi të bëjmë me një qeveri që është një mozaik i çuditshëm – janë pjesë që s’mund të […]
Shefi i Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka përshkruar qeverinë e re të Ramush Haradinajt si një mozaik pjesësh që s’mund të bashkohet asnjëherë.
Ai ka thënë në Zone B në Klan Kosova se “kemi të bëjmë me një qeveri që është një mozaik i çuditshëm – janë pjesë që s’mund të bëhen tërësi, do të jetë diktat i pjesëve të ndryshme”.
“Secila parti do të këtë diktat mbi ministrat e vet dhe jo vet Haradinaj si kryeministër. Pastaj kemi një situatë në të cilën po doli Lista Serbe qeveria do të mbetet me 51 deputetë”.
Konjufca ka folur edhe për ditën kur u zgjodh qeveria atë cfarë ndodhi në sallën e parlamentit.
“Pushteti tentonte ta maskonte një të vërtetë krejt të zhveshur, krejt çfarë prisnim ne atë ditë ishte prania e Listës Serbe dhe prandaj desha ta demaskoja atë që pushteti po e tentonte ta fshihte. Mocioni nuk ishte shumë i karakterit substancial, por më shumë taktik, për ta prekur problemin në nervin e tij”.
Ai, në fillim të emisionit, ka folur edhe për praninë e tij në politikë dhe për atë se nuk është se i pëlqen shumë kjo fushë.
“Politika ka qenë njëfarë hyrje në të cilën nuk është se i bie pishman, ka qenë e nevojshme, ka qenë e domosdoshme atëherë, por nuk është se në këtë fushë ndjehem më së miri”.
“Por tek ne politika nuk zhvillohet për nga dimensioni intelektual i diskutimit. Është një politikë ditore që karakterizohet nga beteja politike që i imponon pushteti”.












