Kjo është mosha e pacientëve që vdiqën në QKUK, mes tyre një 24-vjeçar

Javën e kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vdekur tre pacientë në rrethana ende të pasqaruara. Burime të Gazetës Shneta brenda QKUK-së, bëjnë të ditur se mes pacientëve që humbën jetën është edhe një 24-vjeçar. Dy të tjerët janë të lindur në vitet 1949 dhe 1945. Dyshimet e para për vdekjen e pacientëve […]
Javën e kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vdekur tre pacientë në rrethana ende të pasqaruara.
Burime të Gazetës Shneta brenda QKUK-së, bëjnë të ditur se mes pacientëve që humbën jetën është edhe një 24-vjeçar.
Dy të tjerët janë të lindur në vitet 1949 dhe 1945.
Dyshimet e para për vdekjen e pacientëve janë hedhur mbi gazin oksidull, i cili është gjetur duke u prodhuar në Kosovë pa licencë.
Gazeta Shneta gjatë ditës së djeshme ka arritur të kontaktojë me kompaninë e cila gjendet në Kaçanik.
Pronari i kompanisë N. P. T. Sh. “Bubeari Komerc”, Naser Guri, ka thënë se furnizon QKUK-në me këtë gaz, por mohon të jetë shkaku i vdekjes së pacientëve.
Ai ka deklaruar se nuk ka ligj që ia ndalon prodhimin e gazit.
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka deklaruar se pista kryesore e hetimeve për momentin është gazi oksidull.
Rastin është duke e hetuar edhe Prokuroria. /Gazeta Shneta/












