Kjo është data që i është dhënë Serbisë për anëtarësim në BE

Kjo është data që i është dhënë Serbisë për anëtarësim në BE

Kjo është strategjia për hyrjen e Serbisë në BE ka deklaruar presidentja e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane, Jelena Miniç. Komisioni Evropian ka vendosur praktikisht afatin për përmbushjen e kushteve për anëtarësim në vendin tonë, shtoi ajo. Kjo do të thotë se Beogradi ka marrë atë që kërkoi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, shtoi […]

Kjo është strategjia për hyrjen e Serbisë në BE ka deklaruar presidentja e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane, Jelena Miniç. Komisioni Evropian ka vendosur praktikisht afatin për përmbushjen e kushteve për anëtarësim në vendin tonë, shtoi ajo.

Kjo do të thotë se Beogradi ka marrë atë që kërkoi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, shtoi presidentja e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane, raportoi “b92”, transmeton Periskopi.

“Kështu Serbia dhe Mali i Zi morën një afat, që është ajo që kërkoi Presidenti Vuçiç gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel”, deklaroi Miniç për “Danas”, duke shtuar se Këshilli Evropian në 16 muajt e ardhshëm ka filluar të zhvillojë “Strategjinë për aderim të suksesshëm në BE të Serbisë dhe Malit të Zi si kandidatët më të avancuar në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, të të drejtave themelore dhe në luftën kundër korrupsionit dhe stabilitetit në rajon”.

Miniç shpjegon se detyrat dhe masat e një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, si dhe politikat e përbashkëta të mbrojtjes dhe sigurisë, kanë një vend të lartë, në përputhje me sfidat e listuara që priten në të ardhmen dhe konsiderohen me seriozitet të lartë nga dera e BE-së.

“Kjo do të thotë se Serbia dhe Mali i Zi kanë shansin që të përgatiten mirë për tetë vitet e ardhshme për t’u bashkuar me BE-në dhe kështu të ftojnë të tjerët në rajon për të marrë pjesë plotësisht në projektin më të rëndësishëm evropian”, tha Miniç.

Presidenti i Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker përmendi një qëllim, duke përvijuar prioritetet për të cilat KE do të punojë në 16 muajt e ardhshme, ku për Serbinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, mesazhi më i rëndësishëm është në pikën nëntë të faqes 10 në dokumentin e titulluar “Iniciativat që do të fillojnë me perspektivën e realizimit deri në vitin 2025”.

Për tetë vitet e ardhshme, sipas Miniç, Serbia dhe Mali i Zi duhet të përgatiten mirë për t’u bashkuar në BE, prandaj përgjegjësia e tyre të jetë edhe më e madhe, duke shtuar se duhet të përdoret më shumë intensitet në këtë çështje, që nuk do të vazhdojë pafundësisht, ajo thotë se “ne duhet t’i përgjigjemi kësaj thirrjeje në rajon”.

“Për të gjithë ata që sinqerisht duan shtetin e së drejtës, respektin për të drejtat themelore të njeriut, luftën kundër korrupsionit që ka prekur të gjitha shtyllat e shoqërisë dhe ata që sinqerisht duan marrëdhënie të mira në rajon, me të gjithë fqinjët, dje ishte me të vërtetë një ditë e mirë”, tha Miniç./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?