Kjo është arsyeja shokuese që po ndodhin uraganet e rrezikshme

Jugu i SHBA’së është goditur nga uragani Harvey dy javë më parë. Tani këtë zonë e ka kapluar uragani Irma, pas tij u bë edhe uragani Jose, i cili është duke u zhvilluar nga një stuhi tropiake në një stuhi më të madhe. Kështu ka thënë meteorologia Emma Boorman. BBC ka konsultuar ekspert të kësaj […]
Jugu i SHBA’së është goditur nga uragani Harvey dy javë më parë. Tani këtë zonë e ka kapluar uragani Irma, pas tij u bë edhe uragani Jose, i cili është duke u zhvilluar nga një stuhi tropiake në një stuhi më të madhe. Kështu ka thënë meteorologia Emma Boorman.
BBC ka konsultuar ekspert të kësaj fushe, se pse vendi SHBA’ja dhe ishujt Karaibe po goditen nga tërë këta uragane kohëve të fundit, transmeton Gazeta Express.
“Duke parë stuhi të shumta që zhvillohen në të njëjtën zonë të Atlantikut, kjo nuk është një ngjarje e rrallë. Kushtet atmosferike janë të përshtatshme për kësi soj zhvillimi, kështu që dy ose tri stuhi që u zhvilluan në të njëjtën kohë, nuk është diçka e pazakontë, por e pazakontë është fuqia e tyre”, ka thënë ekspertja e uraganeve Emma Boorman.
Irma, uragan i kategorisë së pestë, njëri nga më të fuqishmit që është regjistruar deri më tani që ka goditur Oqeanin Atlantik, mirëpo tani po rrezikon edhe ishujt Karaibe, por edhe vendet e tjera të Amerikës.












