“Kim Jong-un fle me armë në dorë” (Video)

Ndërkohë që terrorizon botën , udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut duket se jeton edhe vetë mes manktheve dhe terrorit. Sipas një ish-diplomati te lartë koreanoverior që dezertoi në Jug në gusht, regjimi i Kim Jong-un është i dënuar të shkatërrohet pasi gjithnjë e më shumë koreanoveriorë po i kthejnë krahët. Dezertori nga Koreja e […]
Sipas një ish-diplomati te lartë koreanoverior që dezertoi në Jug në gusht, regjimi i Kim Jong-un është i dënuar të shkatërrohet pasi gjithnjë e më shumë koreanoveriorë po i kthejnë krahët.
Dezertori nga Koreja e Veriut, Thae Rinj Ho, zëvendës ambasadori i Koresë së Veriut në Londër, thotë se “Kim Jong-un është një njeri që bën veprime që shkojnë përtej imagjinatës normale
“Jam i bindur se që ditët e Kim Jong-ut janë të numëruara”, theksoi ai. – Ai madje fle me armë në dorë.”
“Ai urdhëroi që xhaxhai dhe gjysmë-vëllai i tij të vriteshin sepse i llogariste si kërcënime për jetën dhe pushtetin e tij. Kim e di se nëse regjimi rrëzohet , ai do të shkojë poshtë me të. Kjo është mënyra sesi udhëhiqet Koreja e Veriut. Terrori është shoqëruesi i i vazhdueshëm i diktatorit”.
Sipas raporteve të medieve “Xihunana Neës”, Kim bën një jetë të qetë dhe luksoze në Phenian, me një dietë të pasur ushqimesh të importuara, ndërkohë që miliona bashkatdhetarët e tij vdesin nga uria.












